Në takimin e dytë virtual të mbajtur me datë 21/12/2021 nga MZHR dhe GIZ morën pjesë : Zv. Drejtori për koordinim të politikave dhe integrime evropiane në MZHR-së z. Arbnor Sadiku. Kurse, nga GIZ, pjesëmarrës ishin: z. Jeton Oruçi, si dhe znj. Vjollca Behluli përfaqësues të organizatës GIZ si dhe ekspertja ligjore e angazhuar nga GIZ.
Përfaqësuesit nga dyja institucionet relevante diskutuan temat për të cilat kryesisht duhet trajtuar në të ardhmen e afërt lidhur me krijimin e mekanizmave për monitorimin e Strategjisë për Zhvillim Rajonal 2020-2030, si dhe aktivitetet e planifikuara për këtë periudhë. Temat e diskutuara, ishin: Themelimi i Grupit Punues për krimin e mekanizmave për monitorimin e Strategjisë për Zhvillim Rajonal 2020-2030; Mbajtja e takimit të parë të GP në Janar 2022, lidhur me krijimin e mekanizmave raportues dhe monitorues për dokumentin “Strategjia për Zhvillim Rajonal 2020-2030”; Hartimi i një tabele me të dhëna nga Plani i Veprimit i Strategjisë për Zhvillim Rajonal 2020-2030, që do të i shërbej MZHR-së për monitorimin e Strategjisë në fjalë.