Zëvendësministri i Ministrisë së Zhvillimit Rajonal z. Agon Dobruna, në vazhdën e realizimit të takimeve me ambasadorë të shteteve të Ballkanit perëndimor në Kosovë, takoj sot Ambasadoren e Republikës së Kroacisë në Kosovë znj. Danijela Barišić
Në takim bashkë me Zëvendësministrin Dobruna, morën pjesë edhe z. Ergin Bunjaku, Këshilltar i Lartë i Ministrit të Zhvillimit Rajonal z. Fikrim Damka dhe z. Blerim Hasani, Drejtor i Departamentit për Planifikim dhe Analiza Socio Ekonomike Rajonale. Ndërsa, nga pala tjetër, bashkë me Ambasadoren znj. Barišić në takim ishte prezent edhe z. Dedjeljko Špilek, Sekretar i parë.
Zëvendësministri Dobruna dhe Ambasadorja Barišić, diskutuan një mori të temave që ndërlidhen me fushën e zhvillimit rajonal të balancuar në Kosovë. Në këtë kontekst, Zëvendësministri Dobruna e njoftojë Ambasadorën Barišić për mandatin e Ministrisë së Zhvillimit Rajonal, të arriturat e vitit 2021 dhe planet për vitin 2022. Njëra prej temave të prezantuara nga Zëvendësministri Dobruna që ndërlidhej me vitin 2022, ishte edhe organizimi i konferencës ndërkombëtare në fushën e zhvillimit rajonal të cilin MZHR do ta realizojë me 24 – 25 mars 2022, ku e ftuar do të jetë edhe Republika e Kroacisë. Për këtë aktivitet, z. Dobruna i kërkojë bashkëpunim znj. Barišić, për organizimin dhe procedimin e ftesave dhe komunikimeve tjera përmes Ambasadës tek përfaqësuesit kompetent të zhvillimit rajonal të Republikës së Kroacisë. Gjithashtu, Zëvendësministri Dobruna, e njoftojë znj. Barišić, për planin e Ministrit Damka lidhur me realizimin e një vizitë zyrtare në një të ardhme të afërt në Kroaci.
Pas prezantimit të qëllimit të takimit dhe temave me interes për të dyja palët, Ambasadorja Barišić, e mirëpriti dhe e vlerësojë pozitivisht organizimin e një konference ndërkombëtare në fushën e zhvillimit rajonal, duke theksuar se Kroacia ka mjaftë të arritura në këtë fushë dhe ka çka të prezantojë në konferencë. Ndërsa, lidhur me organizimin e konferencës dhe realizimin e komunikimeve me përfaqësuesit e Republikës së Kroacisë, znj. Barišić ofrojë gatishmërinë dhe vullnetin e saj për bashkëpunim. Në fund, u përmend dhe u diskutua edhe çështje e komunitetit pakicë kroat në Kosovë dhe kushtet e jetesës së tyre. Zëvendësministri Dobruna, i ofrojë znj. Barišić gatishmërinë e tij që të vazhdojnë diskutimin dhe shohin mundësitë që përmes komunave përkatëse ku jeton komuniteti kroat në Kosovë, por edhe të formave tjera të përkrahjes, të ndikojnë që të avancohen kushtet e jetesës së komunitetit në fjalë në të gjitha lokalitetet ku ata jetojnë në Kosovë. Përfundimisht, marr për bazë të gjitha temat e diskutuara dhe vullnetin e palëve për bashkëpunim, palët u dakorduan të realizojnë edhe takime dhe komunikime tjera në të ardhmen e afërt.