Ministri i MZHR-së z.Fikrim Damka priti në takim Drejtoreshën e misionit të USAID në Kosovë znj. Zeinah Salahi dhe zyrtarë tjerë nga USAID. Ministri falënderoj znj. Salahi për vizitën dhe përkrahjen që USAID ka ofruar dhe ofrojn për Republikën e Kosovës. Ministri e njoftoj znj. Salahi për punën e MZHR-së, programet dhe prioritetet si dhe shprehi gatishmëri për bashkëpunim me programet e USAID për të avancuar zhvillimin rajonal në Kosovë drejt rritjes së zhvillimit ekonomik, krijimit te vendeve të reja të punës dhe përmirësimit të mirëqenies së qytetarëve duke krijuar një zhvillim rajonal të balancuar.
Drejtoresha e misionit të USAID në Kosovë znj. Salahi falenderoj ministrin për ftesën dhe shpjegoj për orientimet strategjike të USAID që synon ti arrij përmes programeve të veqanta në Kosovë dhe shprehi gatishmërinë për bashkëpunim në projektet që mund të kenë ndërlidhje dhe objektiva të ngjajshme. Zyrtarët e USAID znj. Flora Arifi, Specialiste e menaxhimit te projekteve (Zyra për zhvillim ekonomik) dhe Jeton Cana, Specialist i menaxhimit të projekteve (Zyra për demokraci dhe qeverisje) shpjeguan programet aktuale dhe programet e ardhshme në të cilat mund të ketë bashkëpunim, gjithashtu zv.Sekretari i Përgjithshëm Besim Kamberaj dhe Drejtori i DPASER z.Blerim Hasani sqaruan për programet, politkat strategjike dhe aktivitetet e ardhshme ku synojnë të ketë bashkëpunim me USAID.
Ministri dhe znj. Salahi shprehen gatishmëri që të vazhdojë komunikimi për mundësitë e bashkëpunimit mes MZHR-së dhe programeve të USAID. Në takim ishte pjesëmarrës edhe Këshilltari i lartë i ministrit z.Ergin Bunjaku.