Zëvendësministri i Ministrisë së Zhvillimit Rajonal z. Agon Dobruna, në vazhdën e realizimit të takimeve me ambasadorë të shteteve të Ballkanit perëndimor dhe BE-së në Kosovë, takoj sot Ambasadorin e Republikës së Gjermanisë në Kosovë z. Joern Rohde.
Në takim bashkë me Zëvendësministrin Dobruna, morën pjesë edhe z. Yildiray Byram , shef i kabinetit të Ministrit të Zhvillimit Rajonal z. Fikrim Damka dhe z. Arbnor Sadiku, zv. Drejtor i Departamentit për Koordinim të Politikave dhe Integrimeve Evropiane.
Zëvendësministri Dobruna dhe Ambasadori Rohde, diskutuan një mori të temave që ndërlidhen me fushën e zhvillimit rajonal të balancuar në Kosovë. Në këtë kontekst, Zëvendësministri Dobruna e njoftojë Ambasadorin Rohde për mandatin e Ministrisë së Zhvillimit Rajonal, të arriturat e vitit 2021 dhe planet për vitin 2022. Njëra prej temave të prezantuara nga Zëvendësministri Dobruna që ndërlidhej me vitin 2022, ishte edhe organizimi i konferencës ndërkombëtare “Sfidat dhe perspektivat e avancimit të zhvillimit rajonal në Ballkanin Perëndimor” të cilën MZHR do ta realizojë me datë 24 – 25 mars 2022, ku e ftuar do të jetë edhe Republika e Gjermanisë. Për këtë aktivitet, z. Dobruna i kërkojë bashkëpunimin e z. Rohde, për organizimin dhe procedimin e ftesave dhe komunikimeve tjera përmes Ambasadës tek përfaqësuesit kompetent të zhvillimit rajonal të Republikës së Gjermanisë.
Pas prezantimit të qëllimit të takimit dhe temave me interes për të dyja palët, Ambasadori Rohde, e mirëpriti dhe e vlerësojë pozitivisht organizimin e një konference ndërkombëtare në fushën e zhvillimit rajonal, duke theksuar se Gjermania ka mjaftë të arritura në këtë fushë dhe ka çka të prezantojë në konferencën në fjalë. Ndërsa, lidhur me organizimin e konferencës dhe realizimin e komunikimeve me përfaqësuesit e Republikës së Gjermanisë, z. Rohde ofrojë gatishmërinë dhe vullnetin e tij për bashkëpunim. Në fund, marr për bazë të gjitha temat e diskutuara dhe vullnetin e palëve për bashkëpunim, palët u dakorduan të realizojnë edhe takime dhe komunikime tjera në të ardhmen e afërt.