Me datë 27.01.2023 u mbajt takimi i i Ministrisë së Zhvillimit Rajonal (MZHR)
Takimin e drejtoi Kryesuesi i Komitetit të Auditimit të Brendshëm në MZHR z. Xhevat Sefaj.
Qëllimi i këtij takimi ishte: 1. Shqyrtimi i raportit vjetor të DAB-së për vitin 2022;
2. ''Menaxhimi dhe procedurat e programeve për zhvillim rajonal (Departamenti për Zhvillimin Rajonal).
Udhëheqësja e Divizionit të Auditimit të Brendshëm në MZHR znj. Sabajete Kabashi prezantoi raportit vjetor të DAB-së për vitin 2022 si dhe raportin e auditimit me temen : ''Menaxhimi dhe procedurat e programeve për zhvillim rajonal (Departamenti për Zhvillimin Rajonal).
Si konkluzion nga ky takim doli që MZHR ti adresoj rekomandimet.
Në takim morën pjesë: Sabajete Kabashi- Udhëheqëse e Divizionit të Auditimit të Brendshëm, Xhevat Sefaj- Kryesueses i Komitetit të Auditimit të Brendshëm, Zejnullah Gylderen- Anëtar i KAB dhe Shaqir Haliti- Anëtar i KAB.