Zëvendës Ministri i Ministrisë së Zhvillimit Rajonal z.Agon Dobruna, sot më datë 27 Janar 2023 ka nënshkruar marrëveshjen e mirëkuptimit me komunën përfituese të Graçanicës në kuadër të Programit për Zhvillim Rajonal PZHR 2023 për projekte të investimeve kapitale.
Zëvendesministri i Ministrisë së Zhvillimit Rajonal z.Agon Dobruna përgëzoj komunën përfituese dhe i uroj suksese në zbatimin e projektit të përbashkët:
- “Ndërtimi i Qendrës Edukative-Rekreative”
Nënkryetari i komunës së Graçanicës z.LeutrimAjeti ka falënderuar Ministrin e Zhvillimit Rajonal për përkrahjen dhe u zotua se do ta realizojë projektin me përkushtim me qëllim të përmirësimit të cilësisë së shërbimeve ndaj qytetarëve.