Falë punës dhe angazhimit të gjithë stafit, Ministria e Zhvillimit Rajonal vlerësohet se ka realizuar 95% aktivitetet e saj të parapara në Planin e Punës së Qeverisë për periudhën: Janar - Dhjetor 2022, dhe vlerësohet si ministria e parë dhe më e suksesshme me performancen më të mirë që ka përmbushur planin në këtë përqindje të lartë.
Këtë vlerësim, MZHR e pranon nga Organizata "Lëvizja FOL". Suksesin në fjalë, MZHR i'a atribuon edhe bashkëpunimit të realizuar me të gjitha institucionet qendrore dhe lokale, partnerët vendor dhe ndërkombëtar, dhe shoqërinë civile.
MZHR, do të vazhdojë me përkushtim maksimal të realizojë edhe aktivitetet tjera të mbetura për realizim në vitin 2022.