Zv. Sekretari i Përgjithshëm i Minstrisë së Zhvillimit Rajonal z.Besim Kamberaj, Shefi i kabinetit të ministrit z.Yildiray Bajram dhe Udhëheqësi i Divizionit për Integrime Evropiane z.Arbnor Sadiku kanë marr pjesë në vizitën studimore të organizuar nga Programi Transnacional INTERREG Euro-Med në Marsej të Francës.
Vizita Studimore është një mundësi e mirë që MZHR të shkëmbejë përvoja dhe praktika të mira, lidhur me mundësinë e aplikimit të Kosovës për tu bërë pjesë e programit Euro-Med, si dhe mundësitë e përfitimit nga ky program në të ardhmen.
Takimi i parë është realizuar me Autoritetin Menaxhues të Programit Euro-Med më datë 06.03.2023 ku janë pritur nga Drejtoresha znj. Tarja Richard si dhe nga Udhëheqësi i Sekretariatit të pëbashkët të programit z. Curzio Cervelli, ky takim kishte disa prezantime si: Programi Euro-Med, procesi i programimit, financimi, menaxhimi i projekteve, komunikimi me akterët e ndryshëm dhe procesi i kontrollit dhe monitorimit te projekteve. Në takim ishte edhe pëfrfaqësesi i Francës për këtë program nga Komiteti Moniturues i cili prezantoi rolin e këtij komiteti në procesin e këtij program.
Takimi i dytë është relaizuar me organizatën MedPlan më datë 07.03.2023 ku janë pritur nga znj.Marie Romani Sekretare Ekzekutive e organizatës me bashkëpunëtorët e saj, kjo organizatë i ka 21 shtete anëtare ku është shpejguar roli i kësaj organizate dhe mundësitë që MZHR të përfshihet në aktivitete që realizohen përmes kësaj organizate.
Nga të gjitha takimet u theksua mundësia e bashkëpunimt dhe shkëmbimit të përvojës si dhe pjesemarrjes në aktivitete të programit Euro-Med.