Sot më datë 04.03.2023, Ministri i Ministrisë së Zhvillimit Rajonal z.Fikrim Damka priti në takim rektorin e Universitetit Haxhi Zeka (UHZ) Prof. Dr. Armand Kransiqi.
Në takim bashkë me Ministrin z.Damka, mori pjesë edhe z. Agon Dobruna – Zëvendësministër i MZHR dhe anëtarët e kabinetit.
Ministri Damka dhe Rektori Krasniqi, diskutuan një mori të temave që ndërlidhen me fushën e zhvillimit rajonal të balancuar në Kosovë. Në këtë kontekst, Ministri Damka e njoftojë Rektorin për mandatin e Ministrisë së Zhvillimit Rajonal, aktivitetet projektet dhe programet, investimet kapitale, përkrahja e bizneseve dhe shoqërisë civile si dhe proceset e avancimit të politikave strategjike që ka implementuar Ministria e Zhvillimit Rajonal.
Rektori z.Krasniqi e falënderoi Ministrin z.Damka për mikpritjen e bërë si dhe bashkëpunim në të ardhmen në mes të MZHR-së dhe UHZ-së. Ai po ashtu e informoi Ministrin për projektet, të cilat Universiteti Haxhi Zeka është duke i trajtuar me prioritet aktualisht në fusha të ndryshme, siç janë ngritja e cilësisë, ndërkombëtarizimi, kërkimi shkencor e mësimdhënia dhe vuri në pah edhe vullnetin e UHZ-së për thellim të bashkëpunimit.
Palët u pajtuan që të vazhdojnë komunikimin lidhur me konkretizimin dhe realizimin e një memorandumi të bashkëpunimit të ndërsjellët në të ardhmen