Sot me datë 14 Prill 2023, Ministri i Zhvillimit Rajonal z. Fikrim Damka priti në takim Udhëheqësen e Bashkëpunimit për Zhvillim në Ambasadën Gjermane, znj. Vera Baumann.
Gjate takimit znj. Baumann u njoftua për planet e Ministrisë, dokumentet strategjike dhe proceset. Znj. Baumann falënderoj ministrin për takimin, mirëpritjen dhe progresin drejt nënshkrimit të marrëveshjes se mirëkuptimit mes Ministrisë së Zhvillimit Rajonal ( MZHR) dhe Agjencia Gjermane për Bashkëpunim Ndërkombëtar (GIZ).
Pjesa e dytë e takimit vazhdoj me ceremoninë e nënshkrimit së marrëveshjes mes Ministrit të Zhvillimit Rajonal z. Fikrim Damka dhe drejtorit të GIZ për Kosovë z. David Oberhuber. Qëllimi i kësaj marrëveshje është koordinim ktiviteteve dhe mbështetje e ndërsjellë në mes të qeverisë së Kosovës dhe Gjermane, në funksion të arritjeve në aspektin e zhvillimit të balancuar socio-ekonomike rajonal në Kosovë si dhe koordinimit të aktiviteteve për bashkëpunim ndërkomunal në sektorin e menaxhimit të mbeturinave.
Palët u dakorduan për një bashkëpunim të ardhshëm mes MZHR-së dhe programeve të financuara nga Qeveria Gjermane, të zbatuara nga GIZ- Kosova, si dhe implementimin e marrëveshjes së mirekuptimit.
Në takim ishin të pranishëm edhe këshilltarët e projektit që punojnë për shërbime të qëndrueshme komunale në GIZ Kosovaz. Jeton Oruci dhe , Znj. Vjollca Behluli.