Në kuadër të projektit Ndikimi i Rinisë në Mjedis ”YENI’’ Eko Klubi i Gjimnazit Sami Frashëri në Prishtinë, në bashkëpunim me partnerin implementues Green Art Center, ka zhvilluar dhe realizuar projektin mjedisor “Vetëdijesimi mbi Ndikimin tonë Mjedisor dhe Energjia e Gjelbër”.
Përveç ligjëratave vetëdijësuese rreth mbrojtjes së mjedisit dhe veprimit ndaj ndryshimeve klimatike, ky projekt përfshinë instalimin e paneleve solare me kapacitet 4.36 kWp, të cilat përmes gjenerimit të energjisë nga dielli do të kontribuojnë në kursimin e 551.73 EUR në vit si dhe reduktimin e 1.2 kg CO2 nga çdo kWh energji elektrike të prodhuar.
Projekti YENI bashkë financohet nga Ministria e Zhvillimit Rajonal, Agjencia Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim, si dhe nga Drejtoria Komunale e Arsimit e Komunës së Prishtinës .