Ministria e Zhvillimit Rajonal e udhëhequr nga Ministri z.Fikrim Damka, më datë 20 Prill 2023 ka nënshkruar marrëveshjen e mirëkuptimit me komunën përfituese të Dragashit në kuadër të Programit për Zhvillim Rajonal PZHR 2023 për projekte të investimeve kapitale.
Ministri i Ministrisë së Zhvillimit Rajonal z.Fikrim Damka përgëzoj komunën përfituese dhe i uroj suksese në zbatimin e projektit të përbashkët:
-“Asfalltimi i rrugës për te stadiumi i qytetit me infrasruktur përcjellëse në Komunën e Dragashit”
Kryetari i komunës së Dragashit z. Bexhet Xheladini ka falënderuar Ministrin e Zhvillimit Rajonal për përkrahjen dhe u zotua se do ta realizojë projektin me përkushtim me qëllim të përmirësimit të cilësisë së shërbimeve ndaj qytetarëve.