Zëvendësministri i Ministrise se Zhvillimit Rajonal z. Agon Dobruna, më datë 26 Prill 2023 ka nënshkruar marrëveshjen e mirëkuptimit me komunën përfituese të Kamenices në kuadër të Programit për Zhvillim Rajonal PZHR 2023 për projekte të investimeve kapitale.
Zëvendësministri i Ministrisë së Zhvillimit Rajonal z.Agon Dobruna përgëzoj komunën përfituese dhe i uroj suksese në zbatimin e projektit të përbashkët:
- “Parku i Avanturave”
Kryetari i komunës së Kamenices z. Kadri Rahimaj ka falënderuar Zevendesministrin e Zhvillimit Rajonal për përkrahjen dhe u zotua se do ta realizojë projektin me përkushtim me qëllim të përmirësimit të cilësisë së shërbimeve ndaj qytetarëve.