Në kudër të një agjende dy (2) ditore Ministri i Zhvillimit Rajonal z.Damka i shoqëruar me delegacionin e tij realizuan disa takime zyrtare sipas një agjende të mirëkoordinuar me strukturat udhëheqëse të DG Regio, Komitetin Evropian të Rajoneve dhe Zyren e Komisioneres për Reforma dhe Kohezion. Qëllimi i kësaj vizite ishte vënja e bashkëpunimit në nivel rajonal me strukturat udhëheqëse të Bashkimit Evropian, në mënyrë që shteti i Kosovës të kontribuojë me kapacitetet e saj në programet transnacionale-Interreg (Euromed, Danub dhe Adrion). Konsideruar që Republika e Kosovës ka lidhje gjeografike me tre programet e lartë cekura si dhe duke konsideruar pjesëmarrjen e shteteve fqinje në këto programe, takimet kishin për qëllim te theksonin kontributin që mund ta jap shteti i Kosovës për përmbushjen e prioriteteve të këtyre programeve. Me datë 28 Prill 2023, Ministri i Zhvillimit Rajonal z.Damka me delgacionin e tij u prit nga Drejtori Gjeneral i Politikave Regjionale dhe Urbane z.Normunds Popens dhe ekipa e tij profesionale ku u diskutuan dhe u plasuan gjitha mundësitë që Kosova të jetë e pjesë e projeketve të mëdha transnacionale dhe Interreg dhe të fuqizohet pjesëmarrja e saj edhe në programe tjera si: Interreg Europe, EGDC si dhe programe tjera ndërkufitare të mbështëtura me intrumentet e IPA’s. Z.Normuds ofroj gjithë mbështetjen e tij për të ofruar gjitha udhëzimet e nevojshme që Kosova të jetë në të ardhmen pjesë e programeve transnacionale dhe Interreg, kërkesë e cila është adresuar nga Ministria e Zhvillimit Rajonal në autoritetet koordinuese të këtyre programeve.
Takimi vazhdoj me drejtorin bashkëpunimit Territorial Evropian, Makro-rajoneve dhe Implementim të programeve Interreg z.Slawomir Tokarski i cili ne vazhdën e prioriteteve të MZHR-së ofroj mbështetjen e tij që Kosovës ti ofrohet përkrahja për të qenë pjesë e makro strategjive rajonale si dhe shpalosi gjitha mundësitë programore ku politikat e zhvillimit rajonal të Kosovës kanë mundësi të përfshihen përmes programeve dhe partnerëve programues. Dita u përmbyll me takimin e fundit të pritur nga Shefi i Kabinetit z.Hugo Sobral dhe stafi mbeshtets nga zyra e Komisioneres për Kohezion dhe Reforma ku u biseduan gjitha sfidat politike që cenzurojnë Republikën e Kosovës si shtet jo anëtar në Bashkimin Evropian që të qaset në programe të ndryshme rajonale, strategji rajonale dhe politika kohezive. Nga ky takim u konkludua që Kosova si shtet do të ketë mbështetjen evropiane për të ҫuar përpara gjitha proceset që ndikojnë në një zhvillim të barabartë në tërë territorin e Kosovës si dhe qasjet në fonde të ndryshme te BE-së si dhe vlerësuan iniciativën dhe qasjen e drejtë të MZHR-së për të qenë pjesë e programeve transnacionale Interreg Danub, Interreg Adrion dhe Interreg Euromed. Gjithashtu me datë, 27 Prill 2023 delegacioni nga Kosova u prit nga z.Gordon Modro, zv.Udhëheqës i njësisë së Komitetit Evropian të Rajoneve, eksperti për bashkëpunim ndërkufitar dhe EGTC,z.Slaven Klobucar dhe z.Petri Mirala nga desku i Sekretariatit të Komisionit për CIVEX Kosova, zv.Sekretari i përgjithshëm në MZHR z.Besim Kamberaj, Udhëheqësja e Divizionit për Zhvillim Rajonal të Balancuar znj.Vjendita Avdiu Musliu dhe Këshilltari i Ministrit z.Ercan Silik ku u diskutua për hapat konkret dhe gjitha udhëzimet që shteti i Kosovës të themeloj një instrument rajonal si EGDC për t’ju mundësuar shumë përfitime tjera financiale dhe projekte mbështetëse partnere.
Në takim u konkludua që shteti i Kosovës nuk ka asnje pengesë ne fushën e legjislacionit për të themeluar një strukturë të tillë. Në të gjitha takimet delegacioni i Ministrisë së Zhvillimit Rajonal u asistua nga stafi professional i Ambasadës së Kosovës në Bruksel z. Enis Xhemaili.