Ministri i Zhvillimit Rajinal z.Fikrim Damka, me datë 02.05.2023 priti në takim ambasadoren e parë të Izraelit në Kosovë znj.Tamar Ziv, me të cilën ka biseduar rreth thellimit të bashkëpunimit dhe krijimit të mundësive me qëllim të zhvillimit të avancimit socio – ekonomik rajonal të balancuar në Kosovë
Gjatë këtij takimi, ministri e njoftoi ambasadoren më hollësisht për politikat e reja zhvillimore të këtij viti, në kuadër të të cilave diskutuan për bashkëpunimin dy palësh, për aktivitetet e Ministrisë së Zhvillimit Rajonal, projektet dhe programet, investimet kapitale, përkrahja e bizneseve dhe shoqërisë civile si dhe proceset e avancimit të politikave strategjike që ka implementuar Ministria e Zhvillimit Rajonal.
Gjithashtu, ministri i shprehu vullnetin e tij që këto marrëdhënie t’i zgjerojnë edhe në sektorin e avancimit socio – ekonomik rajonal të balancuar, përmes mundësisë së investimeve, projekteve të përbashkëta, vizitave studimore, ngritjes së kapaciteteve, etj.
Palët u dakorduan për bashkëpunim në mes dy vendeve dhe për fushat në të cilat synojmë t’i forcojmë ato në funksion të avancimit socio – ekonomik rajonal të balancuar në Kosovë.