Departamenti për Planifikim dhe Analiza Socio-Ekonomike Rajonale (DPASER) në kuadër të MZHR-së, sot me datë 05.05.2023 mbajti takimin mes të dy Institucioneve: MZHR dhe Universiteti për Shkenca të Aplikuara të Ferizajt(USHAF).
MZHR dhe USHAF e testuan me sukses sistemin SPSS për matjen e performancës rajonale në Republikën e Kosovës.
Qëllimi i takimit ishte testimi final i sistemit SPSS i krijuar sipas shtate rajoneve zhvillimore për mbledhjen e të dhënave dhe përpunimin analitik te tyre per qellim te hartimit te analizave socio ekonomike rajonale.
Të dy institucionet u zotuan në vazhdimin e bashkëpunimit deri në finalizimin dhe implementimin e plot të SPSS-it. Ky sistem pritet ti kontribuoj zhvillimit rajonal te balancuar si sistem adekuat per matjen e performances rajonale.
Në takim morën pjesë znj. Fakije Zejnullahu - Prorektore për Digjitalizim, Inovacion dhe Teknologji të Informacionit, znj. Shyhrete Kastrati – Drejtoresh i DPASER, znj. Fatmire Thaçi - Udhëheqëse e Divizionit për Përformancë Socio-Ekonomike Rajonale, znj. Vjendita Avdiu Musliu Udhëheqëse e Divizionit për Zhvillim Rajonal të Balancuar si dhe z. Xhevat Sefaj- Zyrtar për Zhvillim Socio-Ekonomik në DPASER.