Më datë 12.05.2023, në kuadër të projektit YENI e bashkë financuar nga Ministria e Zhvillimit Rajonal dhe Caritas-it Zviceran zyrja në Kosovë , Ndikimi i Rinisë në Mjedis ”YENI’’ Eko Klubi i SH.M.L Medreseja Alauddin në Prishtinë, në bashkëpunim me partnerin implementues Green Art Center ka zhvilluar dhe realizuar projektin mjedisor “Vetëdijësimi dhe bashkëpunimi i nxënësve duke i kontribuar mjedisit”.
Qëllimi i përgjithshëm i projektit është përkujdesja ndaj mjedisit dhe rrethinës së hapësirave shkollore, reduktimi i përdorimit të komponentëve që e dëmtojnë mjedisin përmes ngritjes së vetëdijes, në bazë të aktiviteteve dhe kontributeve të Eko-Klubit. Shëndrrimi i shkollës në një shkollë të gjelbër në aspektin e kursimit të ujit, energjisë elektrike dhe ngritje e vetëdijes individuale, përmes zhvillimit të aktiviteteve avokuese (ligjëratave dhe diskutimeve, video, poster, etj) që i adresojnë mënyrat që secili mund të ketë një ndikim pozitiv në gjendjen aktuale klimatike.
Si rezultat implementimit të projektit, janë ndërgjegjësuar në lidhje me mjedisin, 197 vajza dhe 198 djem nga SHML “Medreseja Alauddin”, duke u bërë vetë inciatorë krahas Eko-Klubit për ndryshime të reja në favor të mjedisit.
Me atë rast, të pranishmit i kanë përshendetur; Drejtori i SH.M.L, Z. Fadil Hasani, përfaqësuesja e Karitasit Zviceran zyrja në Kosovë znj. Fjolla Caka, përfaqësuesi i MZHR z. Shani Hamitaga si dhe Përfaqësuesi i Green Art Center, z. Adhurim Hoxha, i cli i ndau mirënjohje.
Projekti YENI është bashkë financuar nga Ministria e Zhvillimit Rajonal, Karitasi Zviceran, zyrja në Kosovë, si dhe nga Drejtoria Komunale e Arsimit e Komunës së Prishtinës.