Më datë 22.05.2023, në kuadër të projektit Ndikimi i Rinisë në Mjedis ”YENI’’ bashkëfinancuar nga Ministria e Zhvillimit Rajonal dhe Caritas-it Zviceran zyra në Kosovë, Eko Klubi i shkollës së Mesme të Lartë Profesionale “7 Shtatori” në Prishtinë, në bashkëpunim me partnerin implementues Green Art Center ka zhvilluar dhe realizuar projektin mjedisor: “Funksionalizimi i Eko - Klasës dhe Mbjellja e Drunjëve”.
Qëllimi kryesor i projektit është të ndërmerr veprimet ndaj ndryshimeve klimatike, mos përdorimin e plastikës, mbjelljen e bimëve, kursimin e energjisë elektrike dhe ujin, përkujdesja ndaj mjedisit dhe rrethinës së hapësirave shkollore për një vend sa më gjelbërues, reduktimi i përdorimit të komponentëve që e dëmtojnë mjedisin, në bazë të aktiviteteve dhe kontributeve të Eko-Klubit.
Si rezultat implementimit të projektit, nxënësit janë ndërgjegjësuar në lidhje me mjedisin duke u bërë vetë inciatorë për ndryshime të reja në favor të mjedisit.
Me atë rast, të pranishmit i kanë përshëndetur: Drejtoresha e Shkollës znj.Hatixhe Ratkoceri, Profesoresha e Biologjisë znj.Hamdije Shyti, përfaqësuesja e Caritas-it Zviceran me seli në Kosovë znj.Fjolla Caka, përfaqësuesi i MZHR z. Shani Hamitaga si dhe përfaqësuesi i Green Art Center, z.Adhurim Hoxha i cli i ndau mirënjohje Eko Klubit të shkollës së mesme të Tregtisë, Hotelerisë dhe Turizmit “7 Shtatori”, lidhur me angazhimin dhe bashkëpunimin, si dhe implementimin e projektit.
Eko Klubi në kuadër të Projektit YENI është bashkëfinancuar nga Ministria e Zhvillimit Rajonal, Caritas-i Zviceran zyra në Kosovë, si dhe nga Drejtoria Komunale e Arsimit e Komunës së Prishtinës.