Ministri i Zhvillimit Rajonal z.Fikrim Damka realizoj takim pune me Kryetarin e komunës së Prizrenit z.Shaqir Tota.
Qëllimi i takimit ishte bashkëbisedimi dhe diskutimi për mundësinë e realizimit të projekteve të përbashkëta për qytetarët e Komunës së Prizrenit, inkurajimi i investitorëve të huaj dhe zhvillimi i turizmit, si dhe mundësinë e bashkëpunimit në të ardhmen në mes të MZHR-së dhe komunës së Prizrenit.
Ministri z.Fikrim Damka falënderoi kryetarin për pritjen dhe angazhimet e tij lidhur me planifikimet e projekteve, njëkohësisht nikoqirit i shprehu vullnetin e tij që bashkërisht do të kontribuojnë në këto çështje, si dhe dikasteri që ai drejton dhe Qeveria së Republikës së Kosovës kanë për synim për të ndihmuar Komunat në zhvillim socio-ekonomik rajoal të balancuar.
Kryetari z.Totaj falënderoj Ministrin z.Damka për vizitën dhe qasjen konstruktive, ku theksoi që se bashku përmes projekteve konkrete të përbashkëta do t’i shërbejnë qytetarëve të Komunës së Prizrenit.