Sesioni i EUSAIR – konkurrimi rinor i ideve të biznesit 2023 - (Parqet teknologjike Adriatiko-Joniane), në funksion të rritjes së kompetencave dhe aftësive në rajonin Adriatiko-Jonian.
Në këtë sesion konkurs rinor i ideve të biznesit 2023 - (Parqet teknologjike Adriatiko-Joniane, në mënyrë virtuale morri pjesë z. Arbnor Sadiku - Udhëheqës i Divizionit për Integrime Evropiane në Ministrinë e Zhvillimit Rajonal, ku ma tej u potencua se mungesa e fuqisë punëtore të kualifikuar është një nga pengesat mbizotëruese për rritjen ekonomike dhe konkurrencën e rajonit në fjalë. Në rajonin Adriatiko-Jonian, zhvillimi i aftësive në arsimin e lartë përbën një nga sfidat dhe shqetësimet kryesore për të ardhmen. Programi IPA ADRION mund të mbështesë dhe forcojë bashkëpunimin midis palëve të interesuara për të rritur njohuritë dhe kompetencat që synojnë të zhvillojnë aftësi për punësueshmëri. Në veçanti, miratimi i gjerë i qasjeve më eko-miqësore ndaj prodhimit dhe konsumit ekonomik po ndryshon natyrën e punës, dhe kështu aftësitë e kërkuara nga shumë punëtorë. Ndërsa ekonomia e gjelbërët paraqet sfidë në vehte, por anën tjeter ajo i ofron potencial të konsiderueshëm për krijimin e vendeve të punës. Zhvillimi i aftësive për punë të gjelbra është vendimtar për të siguruar një tranzicion të efektshëm në një ekonomi të gjelbër duke barazuar ofertën dhe kërkesën për aftësi.
Takimi në fjalë ishte një mundësi e mirë për MZHR-në që të ndjek dhe shkëmbejë përvoja dhe praktika të mira, lidhur me mbështetjen e bizneseve nga programet transnacional i IPA ADRION JONIAN.