Sot me datë 06/06/2023, nën organizimin e Ministrisë së Zhvillimit Rajonal së bashku me AZHR JUG, u mbajt punëtoria lidhur me përgatitjet për Konferencën e Donatorëve, e cila planifikohet të organizohet nga Qeveria e Kosovës gjatë muajit Qershor 2023.
Në këtë takim ishin të pranishëm Zëvendës Ministri i MZHR-së . z.Agon Dobruna nga MZHR, Nënkryetari i Komunës së Prizrenit z. Kujtim Gashi, Kreshnik Uka zv. Udhëheqës i Divizionit për Koordinim të Zhvillimit Rajonal nga MZHR, përfaqësuesit e AZHR JUG si dhe drejtorët e drejtorive të zhvillimit ekonomik nga komunat e Rajonit JUG.
Qëllimi i këtij takimi ishte identifikimi dhe paraqitja e projekteve kapitale që janë rezultat i proceseve të planifikimit në nivelet komunale dhe rajonet zhvillimore.
Këto projekte do të bëhen pjesë e kërkesave dhe paraqitjeve gjatë konferencës së planifikuar për donatorët.
Poashtu në këtë takim u diskutua rreth qëllimit, përgatitjes, koordinimit dhe kritereve për përzgjedhjen e projekteve kapitale në nivel të komunave dhe rajoneve zhvillimore , si dhe modalitetet e tjera të lidhura me konferencën e planifikuar.