Sot më datë 12.07.2023 në kuadër të vizitës në Gjermani Ministri i Zhvillimit Rajonal z.Fikrim Damka realizoj takim me Përfaqësuesit e organizatës ASB në Hamburg të Gjermanisë. Kjo vizitë u realizua në kuadër të bashkëpunimit që MZHR ka me organizatën ASB për të shiquar mundësit e bashkëpunimit në të ardhmen për aktivitete të përbashkëta.
Gjatë takimeve të sotme z.Damka së bashku me zv.Sekretarin e Përgjithshëm z.Besim Kamberaj dhe këshilltarin e ministrit z.Ercan Silik takuan z.Carsten Stork, udhëheqës i departamentit për ndihmën e jashtme të ASB Asociacioni Federal si dhe bordin e drejtorëve dhe meanxhmentin e ASB në Hamburg z.Gerd Prüfer dhe z.Michael Sander të shoqëruar edhe nga përfaqësuesja e ASB-së në Kosovë znj.Dafina Hoxha.
Përveq diskutimeve për bashkëpunim dhe njoftimit me shërbimet që i ofron organizata ASB u vizitua qendra e shërbimeve në Hamburg, qendra e trajnimeve si dhe njëri prej kampeve të refugjatëve që përfshinë refugjatët nga Ukraina si pjesë njëres prej shërbimeve që i ofron kjo organizatë.