Më datë 12.07.2023, zëvendësministri i zhvillimit rajonal z.Ali Tafashiku vizitoi a Komunën e Gjilanit, ku u prit nga Drejtori për Kulturë Rini dhe Sport, z. Kushtrim Zeqiri dhe zyrtarë tjerë komunal, ku pa për së afërmi procesin e realizimit të projektit "Kult Qendra" projekt ky që bashkëfinancohet nga Ministria e Zhvillimit Rajonal.
Gjithashtu zëvendësministri vizitën e vazhdoi në komunë e Ranillugut dhe u prit nga nënkryetari z. Arton Dubova, me të cilin vizituan vendpunimin ku po realizohet projekti “Ndërtimit i infrastrukturës për çiklizëm” , projekt ky që mbështetet nga Ministria e Zhvillimit Rajonal.
Z.Tafashiku shprehi gatishmërinë që në emër të MZHR-së për përkrahjen e komunave në fjalë, me ç’rast kërkoi nga zyrtarët komunal respektimit të afateve proceduese dhe realizimin e projekteve me përkushtim me qëllim të përmirësimit të cilësisë së shërbimeve ndaj qytetarëve projekte që kontribuojnë në zhvillimin socio-ekonomik rajonal.
Zëvendësministri z.Tafashiku gjatë vizitës u shoqërua nga z.Butrint Marmullaku –zv.Udhëheqës i Divizionit për Menaxhimin e Projekteve dhe z.Hamit Krasniqi Udhëheqës i Divizionit për TI dhe Shërbime Logjistike.