Sot më datë 13.07.2023 në kuadër të vizitës në Gjermani Ministri i Zhvillimit Rajonal z.Fikrim Damka realizoj takim me Sekretari parlamentar të shtetit pranë ministrit federal Gjerman për bashkëpunimin ekonomik dhe zhvillimin së bashku me kryesuesin e bordit federal të organizatës ASB në Gjermanisë. Kjo vizitë u realizua në kuadër të bashkëpunimit që MZHR ka me organizatën ASB si dhe mundësisë së bashkëpunimit me ministrinë federale për bashkëpunimin ekonomik dhe zhvillimin në Gjermani në fushën e zhvillimit socio-ekonomik rajonal.
Gjatë takimeve të sotme z.Damka së bashku me zv.Sekretarin e Përgjithshëm z.Besim Kamberaj dhe këshilltarin e ministrit z.Ercan Silik takuan z.Niels Annen-Sekretar parlamentar i shtetit pranë ministrit federal Gjerman për bashkëpunimin ekonomik dhe zhvillimin si dhe z.Knut Fleckenstein, kryesuesin e bodrit federal të organizatës ASB në Gjermani ku u diskutua për mundësinë e programeve të përbashkëta në fushën e zhvillimit socio-ekonomik dhe ngritjes së kapaciteteve institucionale. Pjesë e takimit ishte edhe z.Carsten Stork, udhëheqës i departamentit për ndihmën e jashtme të ASB-së si dhe përfaqësuesja e ASB-së në Kosovë znj.Dafina Hoxha.
MZHR gjatë këtij takimi prezantoj programet aktuale të cilat në të ardhmen mund të gjejnë modalitete të bashkëpunimit me ministrinë për bashkëpunimin ekonomik dhe zhvillimin në Gjermani në funksion të ngritjes së kapaciteteve institucionale dhe zhvillimit socio-ekonomik rajonal.