Zëvendësministri i Ministrisë së Zhvillimit Rajonal (MZHR) z.Ali Tafashiku më datë 23 Gusht 2023 realizoi vizitë zyrtare në komunën e Shtimes ku u prit nga kryetari i kësaj komune z.Qemajl Aliu.
Vizita kishte për qëllim për të parë për së afërmi procesin e punimeve në projektin:
-“ Rregullimi i shtigjeve të ecjes, çiklizmit dhe ndriçimit publik në rrugën Ferizaj”
Projekt ky që ka vlerën 90,000.00 € dhe bashkë financohet nga Ministria e Zhvillimit Rajonal dhe Komuna e Shtimes. MZHR-ja në të njejtën kohë financon edhe “Ndërtimin e tregut të gjelbërt” në këtë Komunë në vlerën prej 300,000.00€.
Kryetari i komunës së Shtimes z.Qemajl Aliu falënderoi zëvendësministrin e Zhvillimit Rajonal z.Ali Tafashiku për vizitën dhe u zotua se do ta realizojë projektet me përkushtim me qëllim të përmirësimit të cilësisë së shërbimeve ndaj qytetarëve.
Zëvendësministri z.Tafashiku dhe kryetari z.Aliu shprehen gatishmëri që të vazhdojë komunikimi për bashkëpunim mes MZHR-së dhe komunës së Shtimes në të ardhmen për programet që lanson MZHR.