Më datë 14.09.2023, Ministri i Zhvillimit Rajonal z.Fikrim Damka mori pjesë në Konferencën e Forumit për Zhvillim Rajonal – Dukagjini (FER-D) me temën “Forum Diskutimi për Arsimin e Lartë dhe Zhvillimin Ekonomik Rajonal në Kosovë”.
Ministri i Zhvillimit Rajonal z.Fikrim Damka më këtë rast iu drejtua pjesëmarrësve me një fjalë rasti ku theksoi që Ministria e Zhvillimit Rajonal dhe Universiteti “Haxhi Zeka” në Pejë kanë marrëveshje bashkëpunimi në funksion të promovimit të zhvillimit të balancuar socio-ekonomik rajonal në Kosovë dhe që bashkërisht synojmë promovimin e një rritje të balancuar socio-ekonomike rajonale në Kosovë në përputhje me prioritet e MZHR-së dhe Universitetit “Haxhi Zeka” në Pejë.
Në këtë konferencës u organizuan në sesione tematike ku u trajtuan tema që ndërlidheshin me kornizën strategjike për zhvillim ekonomik në Kosovë, penalist ishte z.Ali Tafashiku – zëvendësministër i MZHR i cili në cilësinë e panelistit diskutoi për rolin e Arsimit të lartë dhe kornizën strategjike për zhvillim ekonomik rajonal në Kosovë për zhvillimin e qëndrueshëm ekonomik, me theks të veçantë objektivat dhe synimet e Ministrisë së Zhvillimit Rajonal.
Kjo ngjarje u organizua nga Universiteti “Haxhi Zeka” në Pejë (UHZ) me përkrahjen e HERAS+, në bashkëpunim me Komunat e Pejës, Deçanit, Istogut, Klinës, Junikut dhe Malishevës, me përkrahjen e HERAS+.