Zëvendësministri i Ministrisë së Zhvillimit Rajonal (MZHR) z.Ali Tafashiku më datë 21.09.2023 realizoi vizitë zyrtare në komunën e Vushtrrisë ku u prit nga nënkryetari, z. Shpëtim Zhegrova dhe Drejtori për Ekonomi, Bujqësi dhe Zhvillim Rural z. Ergin Sunguri.
Zëvendësministri z.Tafashiku vizitoi projektin “Ndërtimi i shëtitores dhe shtegut për biçikleta Vushtrri- Nedakovc, bri lumit Sitnica ’’, projekt ky i financuar nga MZHR në vlerë prej 120,000.00 € dhe i bashkëfinancuar nga komuna e Vushtrrisë shumën prej 45,992.42€.
Zëvendësministri z.Tafashiku njoftoi përfaqësuesit e komunës për mundësin e aplikimit në programin e investimeve kapitale të MZHR-së për projektet që do realizohen gjatë vitit 2024., si dhe në emër të MZHR-së shprehi gatishmëri që të vazhdojë komunikimi për bashkëpunim mes MZHR-së dhe komunës së Vushtrrisë.