Më datë 20 dhe 22.09.2023 Ministria e Zhvillimit Rajonal e përfaqësuar nga znj.Refike Sulçevsi drejtoreshë e DIEKP-së, znj, Shyhrete Kastrati drejtoreshë e DPASER-it, si dhe z. Arbnor Sadiku-Udhëheqës i Divizionit për Integrime Evropiane po marrin pjesë në konferencën - Javët e Makro-Strategjive Rajonale, organizuar nga programi transnacional Adrion.
Konferenca në fjalë kishte fokus tema komplekse dhe nder-sektoriale, koncepti i EUSAIR i javës së mbështetjes rajonale thekson, rëndësinë e dialogut, shkëmbimin dhe koordinimin kur bëhet fjalë për nevojën për të harmonizuar financimin në të gjithë burimet e financimit dhe aspektet ligjore, duke krijuar sinergji ndërmjet aktorëve të ndryshëm makro-rajonal.
Në fund të konferencës u potencua se bashkëpunimi rajonal dhe trans-nacional është rruga të cilën duhet ndjekur anëtaret e EUSAIR-së, për një rajon Adrion Ionian më të zhvilluar dhe konkurrues.