Sot më datë 29.09.2023, Ministri i Ministrisë së Zhvillimit Rajonal mori pjesë në përurimin e projektit mjedisor të eko - klubit të shkollave të mesme “Dr. Asllan Elezi” dhe “Marin Barleti” - Gjilan.
Ministri z.Damka ndër të tjera përgëzoj për këtë projekt mjedisor ‘’Vendosja e paneleve diellore’’ panele këto të vendosura në objektet shkollore e që kanë kapacitet 8kw. Përmes këtij projekti mjedisor ju keni arritur të ndikoni në zvogëlimin e gjurmëve të karbonit nëpërmjet prodhimit të energjisë së ripërtritshme/solare brenda shkollave tuaja, si dhe rritjen e ndërgjegjësimit të nxënësve për reduktimin e gjurmëve të karbonit dhe ndotjes në qytetin tuaj.
Ministria e Zhvillimit Rajonal, duke qenë e përkushtuar për të përmirësuar jetën e qytetareve të Kosovës, në projektin YENI janë të përfshira 17 Komuna, 60 shkolla dhe 60 Eko -klube.
MZHR dhe Caritasi Zviceran, me Projektin YENI kanë mbështetur së bashku edhe 4 shkolla të mesme në Komunën e Gjilanit, të cilat do të përfitojnë nga projektet e qëndrueshme mjedisore në shkollat e tyre, andaj përmes projekteve të suksesshme mjedisore, të rinjtë në Komunën e Gjilanit dhe gjithandej në Kosovë do të frymëzohen që në të ardhmen të ndërmarrin më shumë veprime pozitive për mjedisin dhe ndryshimet klimatike.
Krejt në fund Ministri Damka theksoi se sa i rëndësishëm është ZËRI Mjedisor i Rinisë dhe ndryshimi që ata sjellin për të qenë më miqësor ndaj mjedisit në trajtimin e ndryshimeve klimatike në Kosovë, për çka falënderoj nxënësit dhe mësimdhënësit e angazhuar në këtë projekt.
Nikoqirët, znj.Albana Demiri- Drejtoreshë e arsimit në komunën e Gjilanit, përfaqësuesi nga Caritasi Zviceran, nga CEDE, Drejtorët e shkollave përfituese, falënderuan Ministrin z.Damka për punën dhe përkushtimin që ka treguar gjatë gjithë procesit.
Në këtë ceremoni Ministri z.Fikrim Damka shoqërohej nga z.Ylber Çitaku- u.d.Drejtor i DZHR-së dhe përfaqësues të tjerë të ministrisë.