Në kuadër të projektit YENI i bashkë financuar nga Ministria e Zhvillimit Rajonal dhe Caritas-it Zviceran zyra në Kosovë, Ndikimi i Rinisë në Mjedis. Më datë 05.10.2023, Eko Klubi i Shkollës së Mesme Profesionale “Bahri Haxha” në Vushtrri në bashkëpunim me partnerin implementues CEDE ka zhvilluar dhe realizuar projektin mjedisor.
Qëllimi i këtij aktiviteti është që të përurohet zbatimi i projektit të Eko klubit të shkollës së mesme profesionale “Bahri Haxha” në Vushtrri dhe të promovohen investimet e përfunduara në kuadër të projektit - Ndikimi i Rinisë në Mjedis.
Me atë rast, moderimin dhe prezantimin e projektit e kanë bërë nxënësit e Eko Klubit të shkollës në bashkëpunim me profesoreshën - koordinatoren për implementim të projektit, znj. Zehra Kovaqi, si dhe të pranishmit i kanë përshëndetur me fjalë rasti; Drejtori i shkollës nikoqire, z. Bashkim Kovaqi; Drejtori i Drejtorisë për Arsim dhe Kulturë nga Komuna e Vushtrrisë, Dardan Abazi; Përfaqësuesi i MZHR z. Shani Hamitaga; Koordinatorja e projektit YENI nga Caritasi Zviceran, znj. Fjolla Caka; si dhe Përfaqësuesi OJQ “CEDE”, z. Arben Veliu.