Më datë 16.10.2023 u mbajt takimi i rregullt i Komitetit të Auditimit të Brendshëm (KAB) i Ministrisë së Zhvillimit Rajonal (MZHR)
Takimin e drejtoi Kryesuesi i Komitetit të Auditimit të Brendshëm në MZHR z. Xhevat Sefaj.
Qëllimi i këtij takimi ishte: 1. Shqyrtimi i Raportit nëntë mujor (9) për vitin 2023 të audituar nga DAB në MZHR 2.Shqyrtimi i raporti tre mjur të audituar për vitin 2023 me titull: Planifikimi dhe realizimi i buxhetit në Divizionin për Buxhet dhe Financa (Derpartamenti i Financave dhe Shërbimeve të Përgjithshme).
Udhëheqësja e Divizionit të Auditimit të Brendshëm në MZHR znj. Sabajete Kabashi prezantoj raportet me realizimin e aktiviteteve të auditimit të brendshëm për përiudhen e nëntë (9) mujorit të vitit 2023.
Si konkluzion nga ky takim doli së MZHR të trajtoj me prioritet rekomandimet që dalin nga raportet e Njësisë së Auditimit të Brendshëm në MZHR.
Në takim morën pjesë: Ministri i MZHR-së z. Fikrim Damka, zv.Sekretari i Përgjithshëm në MZHR z. Besim Kamberaj, znj. Sabajete Kabashi- Udhëheqëse e Divizionit të Auditimit të Brendshëm, z. Xhevat Sefaj- Kryesues i Komitetit të Auditimit të Brendshëm, z. Zejnullah Gylderen- Anëtar i KAB dhe z. Shaqir Haliti- Anëtar i KAB.