Në kuadër të projektit YENI i bashkë financuar nga Ministria e Zhvillimit Rajonal dhe Caritas-it Zviceran Zyra në Kosovë, Ndikimi i Rinisë në Mjedis. Më datë 18.10.2023. Përfaqësuesit e Applicative Research Solutions “ARS”, para përfaqësuesve të partnerëve financuese të projektit, përfaqësuesve të katër OJQ të cilat ishin partnere implementuese në 17 komuna dhe 60 shkollave në Kosovë dhe disa koordinatoreve të Eko Klubeve të shkollave të cilat kanë aplikuar në projektin në fjalë, kanë prezantuar të gjeturat lidhur me raportin fillestar për vlerësimin afatmesëm të projektit Ndikimi i të Rinjve në Ambient(YENI).
Qëllimi i këtij aktiviteti ishte prezantimi i progresit të deritanishëm dhe rekomandimet se si të maksimizohet potenciali për arritjen e rezultateve të synuara të projektit në fjalë (01.01.2022 – 31.12.2024).
Aktivitetin e ka shpall të hapur Koordinatori i Projektit nga Caritasi Zviceran, z. Bardh Xërxa, i cili përpos tjerash ka shpreh mirënjohje për të gjithë akteret, në veçanti për Ministrinë e zhvillimit Rajonal, Kurse në emër të MZHR të pranishmit i ka përshëndetur, z. Shani Hamitaga, i autorizuar nga ministria për vlerësime dhe monitorime të projekteve.
Përfaqësuesit nga Applicative Research Solutions “ARS” të cilët posedojnë një eksperiencë të gjatë në vlerësime, janë deklaruar se në tërë karrierën e tyre nuk kanë pas rast me vlerësuar ndonjë projekt me rezultate pozitive siç është projekti YENI, dhe si dëshmi i kanë prezantuar të gjeturat e tyre nga tereni, të cilët pas takimit të sotëm do të dalin me raport përfundimtar me të cilin do të na informojnë ne partnerëve financues; MZHR dhe Caritasin Zviceran.
Pas prezantimi të të gjeturave është analizuar komplet materiali dhe është zhvilluar një diskutim inter-aktiv nga të gjithë të pranishmit me propozime me qëllim të rritjes së motivimit dhe arritjeve e rezultateve të synuara.