Sot më datë 03 Nëntor 2023, zv.Ministri i MZHR-së morri pjesë në takimin e organizuar nga AZHR Perëndim.
Qëllimi i këtij takimit ishte mundësia e prezentimit të projekt-propozimve konkrete dhe identifikimin e ideve me ndikim të drejtpërdrejt në zhvillimin socio-ekonomik rajonal.
Z.Ali Tafarshiku - zv.Ministër i MZHR - së përshëndeti të pranishmit dhe drejtorin e AZHR Perëndimi z.Sokol Luta për oganizimin e këtij takimi dhe theksoi që Ministria e Zhvillimit Rajonal është e gatshme të ofrojë bashkëpunim në realizimin e synimeve të përbashkëta.
Gjithashtu z.Tafarshiku prezantoi objektivat zhvillimore për vitin 2024.
Në takim ishin pjesëmarrës edhe z.Hashim Ibishi zyrtar Monitorues i AZHR Perëndim.