Ministri i Zhvillimit Rajonal z.Fikrim Damka së bashku me Prof.Asoc.Dr. Artan Dërmaku - Rektor i Universitetit “Kadri Zeka” në Gjilan, sot me datë 31Nëntor 2023 nënshkruan Marrëveshjen e Bashkëpunimit me qëllim të zgjerimit të bashkëpunimit midis dy institucioneve si dhe përcaktimi i kornizës së bashkëpunimit në funksion të promovimit të zhvillimit të balancuar socio-ekonomik rajonal në Kosovë .
Gjithashtu ky Memorandum i Bashkëpunimit synon promovimin e një rritje të balancuar socio-ekonomike rajonale në Kosovë në përputhje me prioritet e MZHR-së dhe Universitetit “Kadri Zeka” në Gjilan.
Palët gjithashtu u dakorduan për të koordinuar aktivitetet në lidhje me zbatimin e projekteve për zhvillimin rajonal, në trajnime, grupe punuese, hulumtime, seminare, punëtori dhe vizita të përbashkëta studimore në fushat e bashkëpunimit bazuar në këtë Memorandumi të Bashkëpunimit.
Ministri z.Damka u shoqërua nga z.Besim Kamberaj – UD.sekretar i përgjithshëm i ministrisë si dhe përfaqësues tjerë të ministrisë.