Sot më datë 16.11.2023 Ministri i Zhvillimit Rajonal z.Fikrim Damka, mori pjesë në Samitin e 14-të të Bosforit të organizuar nga Platforma Ndërkombëtare e Bashkëpunimit (UİP-ICP) në Republikën e Turqisë, me temën "Të mirëpresim shekullin e ardhshëm - sfidat dhe pritshmëritë".
Ministri Damka, pati dy fjalime me temë "Të mirëpresim shekullin e ardhshëm - sfidat dhe pritshmëritë" dhe "Qasja në Tregjet Globale dhe Zonat Tregtare".
Në fjalën e tij hyrëse, Ministri Damka potencoi se; “Vendosja e dialogut me njëri-tjetrin, fokusimi në qëllimet e përbashkëta dhe mirëkuptimi i ndërsjellë, si dhe përpjekjet e përbashkëta për zgjidhjen e problemeve globale mund të ndihmojnë në krijimin e një klime më të ekuilibruar dhe stabile, gjithashtu ajo që duhet theksuar në këtë kontekst është bashkëpunimi, dialogu dhe zgjidhjet e qëndrueshme ndërmjet vendeve.
Ministri, në fjalimin edhe e panelit të titulluar "Qasja në Tregjet Globale dhe Zonat Tregtare", theksoi se: "Ne kemi hyrë në një rend të ri botëror të formësuar nga luftërat ekonomike. Faktori më i madh i këtij rendi të ri ekonomik botëror është interneti dhe dixhitalizimi. Nga njëra anë, kompanitë tona të suksesshme po i hapen botës dhe globalizimit. Ndërsa presim që produktet tona vendase të bëhen produkte të preferuara në tregjet botërore, ne po përpiqemi gjithashtu t'i bëjmë tregjet tona tërheqëse për investitorët”.
Samiti i 14-të i Bosforit, i cili përfshinte 53 folës dhe pjesëmarrës nga shumë vende të botës në fushat e biznesit, politikës dhe kulturës të vlerësojnë sfidat globale. Samiti synon të krijojë një ndikim pozitiv në organizatat publike dhe private, botën e biznesit dhe segmente të tjera të shoqërisë; Ai ofron një platformë që bashkon drejtues, vendimmarrës, akademikë dhe individë nga të gjitha profesionet, duke krijuar mundësi bashkëpunimi dhe duke i motivuar ata.