Më datë 21 Nëntor 2023 Ministria e Zhvillimit Rajonal (MZHR) në partneritet me UN-Habitat në Kosovë organizuan punëtorinë ”Prezantimi dhe validimi i draft-analizës së investimeve kapitale të realizuara sipas pesë rajoneve zhvillimore të Kosovës për vitin 2022”.
Punëtoria filloi me fjalë hyrëse nga Ministri i Ministrisë së Zhvillimit Rajonal z. Fikrim Damka i cili falenderoi të pranishmit dhe citoi që kjo punëtori është mundësi e mirë që bashkarisht të diskutojmë mundësitë për një zhvillim të qëndrueshëm socio-ekonomik rajonal dhe theksoi që MZHR është e përkushtuar për të adresuar sfidat dhe për të identifikuar mundësitë e zhvillimit në të gjitha rajonet e vendit.
Në këtë punëtori fjalën e mori edhe Ambasadori Suedez në Kosovë z. Jonas Westerlund i cili përshëndeti pjesëmarrësit dhe theksoni rëndwsinë e zhvillimit socio-ekonomik rajonal si dhe mundësinë e bashkëpunimit me institucionet e Suedisë që mbulojnë kwtw fushë përfshirë edhe programet zhvillimore të Suedisë në Kosovë.
Z.Besim Kamberaj – u.d.Sekretar i Përgjithshëm i MZHR-së, theksoj rolin dhe rëndësinë e prezantimit dhe validimit të të gjeturave të draft-analizës së investimeve kapitale e cila hartohet çdo vit nga Ministria e Zhvillimit Rajonal, ai theksoi gjithashtu prezantoi rolin që MZHR ka në ndikimin e zvogëlimit të pabarazive rajonale në Kosovë përmes implementimit të programeve të saj.
Punëtoria vazhdoi me dy prezantime nga Zt. Dyfed Aubrey, Këshilltar Ndër-rajonal UN-Habitat Kosovë dhe Znj. Charlotte Lorents Hjorth, Koordinatore EIT KIC partnerships / CEO Future By Lund Universiteti i Lund-it Suedi.
Pasqyrim i përgjithshëm i Draft-Analizës së Investimeve Kapitale sipas rajoneve zhvillimore për vitin 2022’’ u bë nga Znj. Shyhrete Kastrati - Drejtoreshë e Departamentit për Planifikim dhe Analiza Socio-Ekonomike Rajonal ndërkaq “Prezantimi i të gjeturave të draft-analizës mbi shpërndarjen e investimeve kapitale: regjionet, fondet dhe sektorët nga niveli lokal dhe qendror”, u realizua nga znj. Blinda Bytyçi, Konsulente për Zhvillim Socio-Ekonomik në MZHR.
Kjo punëtori vazhdoi punimet me analizmin e të gjeturave ‘tematike’ nga draft-analiza përmes sesioneve të grupeve punuese si dhe plotësimin e konkluzioneve dhe rekomandimeve nga Znj. Besnike Kocani, Këshilltare për planifikim hapësinor/urban UN-Habitat Kosova. Punëtoria u përmbyll me konkluzionet e përgjithshme të nxjerrura z.Besim Kamberaj – u.d.Sekretar i Përgjithshëm i MZHR-së, dhe rekomandimet me hapat që duhet ndjekur në të ardhmen drejt realizimit të objektivave nga MZHR.