Në kuadër të projektit YENI i bashkë financuar nga Ministria e Zhvillimit Rajonal dhe Caritas-it Zviceran, zyra në Kosovë, Ndikimi i Rinisë në Mjedis. Më datë 21.11.2023, Eko Klubi i Shkollës së Mesme “Kongresi i Manastirit ” në bashkëpunim me partnerin implementues CEDE ka zhvilluar dhe realizuar projektin mjedisor.
Qëllimi i këtij aktiviteti është që të përurohet zbatimi i projektit të Eko klubit të shkollës së mesme “Kongresi i Manastirit ” në Firaj, komuna e Shtërpcës dhe të promovohen investimet e përfunduara në kuadër të projektit - Ndikimi i Rinisë në Mjedis.
Me atë rast, moderimin dhe prezantimin e projektit e kanë bërë nxënësit e Eko Klubit të shkollës nikoqire, si dhe të pranishmit i kanë përshëndetur me fjalë rasti; Drejtori i shkollës, z. Fekir Sahiti; Menaxheri i projektit YENI nga Caritasi Zviceran, z. Bardh Xërxa; Përfaqësuesi i MZHR, z. Shani Hamitaga; Zyrtari i Drejtorisë për Arsim dhe Kulturë nga Komuna Shtërpcës, z. Ymer Sadiku, si dhe Drejtori i OJQ “CEDE”, z. Arben Nika.