Më datë 29.11.2023, Ministri i Ministrisë për Zhvillimit Rajonal vizitoi komunën e Mitrovicës ku u prit nga kryetari i kësaj komune z. Bedri Hamza me bashkëpunëtorë.
Takimi ishte me karakter pune, fillimisht kryetari z.Hamza e falënderoj Ministrin z.Damka për vizitën më pas diskutuan në sfidat dhe mundësitë e bashkëpunimit ndërinstitucional për realizimin e projekteve dhe investimeve të përbashkëta, vështërsit me të cilat po përballet Komuna e Mitrovicës .
Ministri i MZHR-së z.Damka, kryetarin z.Hamza e njoftoj në pika të shkurta me të arriturat e deritanishme dhe synimet e Ministrisë që ai drejton, në veçanti për Programin për Zhvillim Rajonal(PZHR), ku specifikisht shfaqi gatishmërinë për të përkrahur Komunat me projekt propozimet, projekte të cilat përkojnë me synimet dhe kriteret e thirrjes për Investime Kapitale 2024 e që kanë impakt të drejtpërdrejt në zhvillimin socio-ekonomik rajonal.
Pas takimit vizituan Qendrën Mulifunksionale “Omni Sport” për të parë nga afër dëmet e shkaktuara nga vërshimet e fundit në qytetin e Mitrovicës.
Tutje, ata kanë vizituar Zonën e Lirë Ekonomike, duke vlerësuar potencialet e saj për të tërhequr investime dhe krijuar vende pune, dhe më pas duke vazhduar për në fshatin Zasellë të qytetit të Mitrovicës, ku po ndërtohet “Ballkani Panoramik projekt i financuar nga MZHR.
Ministri Damka shoqërohej nga u.d.Sekretari i Përgjithshëm i MZHR-së z.Besim Kaberaj, z.Eroll Zekerija– Keshilltari i Ministri dhe Ylber Çitaku – u.d. Drejtor i DZHR-së.