Ministria e Zhvillimit Rajonal në parteneritet me Caritas-i Zviceran në Kosovë, në kuadër të projektit "Ndikimi i Rinisë në Mjedis" (YENI), mbajti ceremonin e ndarjes së çmimit mjedisor "Dervish Rozhaja" që iu nda shkollave me projektet më të mira.
Finalistë të kësajë gare ishin shtatë shkolla të Mesme të larta nga shtat Komuna të ndryshme përmes shtat Eko Klubeve me projekt-propozime, nga të cilat tre finalistët më të mirë morën çmime për realizim e projekteve mjedisore.
Çmimi synon të promovojë edukimin mjedisor dhe klimatik përmes projekteve mjedisore të realizuara nga nxënësit e shkollave të mesme të larta në Kosovë.
Fillimisht në implementim dhe në garë ishin gjashtëdhjetë (60) Eko Klube të 60 shkollave të larta të mesme nga 17 komuna të Kosovës.
Eko Klubet finaliste prezantuan projektet e tyre mjedisore - inovative para audiencës dhe jurisë.
Fituesit u përzgjidhen nga një juri profesionale dhe e pavarur, shkollat fituese janë:
Çmimi i parë: Eko Klubi nga shkolla e mesme “Kujtim Krasniqi” në Malishevë.
Çmimi i dytë: Eko Klubi nga shkolla e mesme “Dardania” në Han të Elezit.
Çmimi i tretë: Eko Klubi nga shkolla e mesme “Eqrem Çabej” në Vushtrri.
Çmimi i parë u nda nga Sekretari i Ministrisë për Zhvillimit Rajonal, z.Besim Kamberaj i cili në një fjalë rasti vlerësoi suksesin e projektit në veçanti themelimin e 60 eko klubeve në 17 Komuna të Kosovës, njëkohësisht shprehu përkushtimin e MZHR-së në mbështetje të ideve inovative nga të rinjët me theks të veçant me idetë inovative në mbrojtje të ambijentit dhe përmirsim të kushteve të mjedisit jetsorë.
Ndarjen e Çmimeve e madhështoj me prezencen e saj Dr.Aurora Bakalli mbesa e prof.Dr. Dervish Rozhajes e cila për të gjithë finalistët ndau medalje me stemen e Dervish Rozhajes.
Në kët ceremoni morren pjesë edhe drejtori i Caritas-it Zviceran në Kosovë z. Gerhard Schaumberger, Profesor nga Universiteti ‘Hasan Prishtina’’ Drejrtor të DKA-ve, profesor dhe nxënës të shtat shkollave finaliste.
Projekti YENI zbatohet nga Caritas-i Zviceran në Kosovë me financim nga Ministria e Zhvillimit Rajonal, Agjencia Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim (SDC) e për qëllim ka fuqizimin e të rinjëve për të vepruar në çështjet mjedisore dhe ndryshimet klimatike përmes zbatimit të projekteve konkrete mjedisore dhe klimatike në shkollat e tyre.
Sekretari i MZHR-së shoqërohej nga Ylber Çitaku zv.Drejtor i DZHR dhe Shani Hamitaga Udhëheqës Divizioni.