Ministria e Zhvillimit Rajonal nga data 01 deri më 03 Dhjetor 2023, mbajti punëtorinë me qëllim të prezantimit të arriturave dhe sfidat për vitin 2023 si dhe hartimi i Planit të brendshëm të Punës 2024.
Fillimisht, Ministri z.Fikrim Damka falënderojë të gjithë punonjësit e Ministrisë për bashkëpunimin dhe angazhimin e lartë të realizuar gjatë vitit 2023. Këtë rezultat MZHR ka arritur falë një bashkëpunimi të mirë të stafit të MZHR-së, po ashtu gjatë periudhës 2023 ka pas edhe vlerësime pozitive nga organizatat të ndryshme sa i përket performancës dhe transparencës së ministrisë.
Punëtoria në fjalë, u realizua mbi bazën e një agjende të ngjeshur të ndarë në katër (4) Sesione, ku në sesionin e parë (1) sipas agjendës u realizua Prezantimi i të arriturave dhe sfidave në përmbushjen e planit të punës së v.2023 .
Sesioni i dytë (2) vazhdoi punimet me prezantimet nga të gjitha departamentet dhe divizionet e veçanta të MZHR—së: Përmbyllja e projekteve DZHR, përfundimi i analizave dhe raportet DPASER, përmbyllja e proceseve DIEKP, raportet e auditimit, raportet e prokurimit, raportet e Divizionit për Komunikim Publik si dhe zbatimi i agjendës legjislative dhe aktivitetet ligjore në MZHR nga DL. Po ashtu në këtë sesion u raportuan raportet e administrimit të dokumenteve dhe proceseve administrative në MZHR-së (DFSHP) dhe raportet e buxhetit, raportet e personelit dhe prezantimi i draft – Planit të Punës për v. 2024 sipas PKZH-së (DIEKP).
Sesioni i tretë (3) vazhdoi punimet me prezantimin e draft Rregullores për themelimin, organizimin dhe monitorimin e Qendrave për zhvillim rajonal në rajonet zhvillimore dhe Prezantimi i draft Rregullores për menaxhimin e Programit për Zhvillim Rajonal të Balancuar të Ministrisë përgjegjëse për zhvillim rajonal.
Në sesionin e katërt (4) u diskutuan dhe shqyrtuan në hollësi konkluzionet dhe rekomandimet e dala gjatë punëtorisë si dhe finalizimi dhe implementimi i tyre sipas prioriteteve dhe afateve. Punëtoria u përmbyll me konkluzionet e përgjithshme të nxjerrura z.Besim Kamberaj – u.d.Sekretar i Përgjithshëm i MZHR-së.
Në punëtori morën pjesë: Ministri z.Fikrim Damka, z.Ali Tafarshiku zv.Ministër, z.Besim Kamberaj – U.D.Sekretari i Përgjithshëm, Këshilltarët e ministrit të MZHR-së, Drejtorët e Departamenteve, Udhëheqës të Divizioneve të veçanta, Udhëheqës të Divizioneve dhe zyrtarë tjerë të Ministrisë.