Më datë 04.12.2024 Ministri i Zhvillimit Rajonal z. Fikrim Damka mori pjese ne Forumin e Tregtisë dhe Investimeve Kosovë- Türkiye ne Klan Arena, ku ishin te pranishëm 70 biznesmenë me 15 veprimtari të ndryshme nga Turqia me ku do të zhvillojnë takime dypalëshe-bilaterale ndërmjet afaristëve Turk dhe afaristëve Kosovarë.
Në fjalimin e mbajtur në hapjen e Forumit, Ministri Damka i informoi përfaqësuesit e bizneseve turke për situatën ekonomike në vend, me theks të veçantë për ambientin e të bërit biznes në Kosovë dhe reformat e ndërmarra nga Qeveria e Republikës se Kosovës për krijimin e kushteve sa më të favorshme për zhvillimin e sektorit privat.
Forumi ka për qëllim promovimin e investimeve në Republikën e Kosovës. Gjatë këtij forumi u organizua edhe panel i diskutimeve midis përfaqësuesve nga institucionet e të dyja vendeve.
Në këtë forum, përveç përfaqësuesve të kompanive nga sektori privat i të dy vendeve, të pranishëm ishin edhe Zëvendëskryeministre për Çështje të Pakicave dhe Drejtat e Njeriut Emilija Redžepi, Zëvendësministrin e Ekonomisë Getoar Mjeku, Ambasadori i Türkiyes në Kosovë, Sabri Tunc Angılı, Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Lulzim Rafuna, si dhe disa nga përfaqësuesit e institucioneve shtetërore të Türkiyes.