Me datë 07. Dhjetor 2023, z. Arbnor Sadiku - Udhëheqës i Divizionit për Integrime Evropiane në MZHR, morri pjesë në video-konferencën ndërkombëtare ‘’Java e Ceftas 2023 në Podgoricë të Malit të Zi’’ ku ma tej u potencua se në epokën e sotme dixhitale, transformimi i tregtisë nuk është më një vizion nga e ardhmja e largët, por një realitet i prekshëm që po riformëson ekonomitë.
Gjithnjë e më shumë njerëz blejnë online dhe madje shkojnë në dyqanet e internetit jashtë vendit. Tani trendi është i qartë: ‘’Interneti është bërë një burim i ri opsionesh për klientët dhe një vend të mundësive për bizneset’’.
Po ashtu, në konferencën në fjalë u potencua se ky është një lajm i madh, veçanërisht për kompanitë nga vijnë ekonomitë e vogla ku ekonomitë që pengohen nga aspekte fizike dhe politike, apo edhe gjeografike.
Megjithatë, për të shfrytëzuar potencialin e plotë të botës dixhitale, duhet të ndodhin ndryshime vërteta dhe përmbajtsore nga vendet e Ballkanit Perëndimor. Gjithashtu, ma tej u potencua në konferencën në fjalë, se në Bashkimin Evropian përpjekjet i ka të koordinuara nën ombrellën e Tregu të vetëm dixhital. Ballkani Perëndimor dhe Moldavia në anën tjetër janë të lidhur me këto nisma nëpërmjet Tregut të Përbashkët Rajonal. Kjo ishte një mundësi e mirë për MZHR-në që të shkëmbej përvoja te reja rreth bashkëpunimit dhe nismave të cilat përfshijnë Tregun e përbashkët Rajonal, ndërmjet vendeve të Ballakanit Perëndimor.