Më datë 07 Dhjetor 2023, Ministria e Zhvillimit Rajonal në bashkëpunim me Caritasi Zviceran në Kosovë realizuan takimin e Katërt të Komitetit Drejtues për gjashtëmujorin e dytë të vitit 2023 në projektet MARDI – Veprimi i Komunave për Riintegrim dhe Diasporë dhe YENI – Ndikimi i Rinisë në Mjedis , rzultatet, të arriturat dhe planet e veprimit për vitin e ardhshëm për të dy projektet u prezantuan para përfaqësuesve të Ministria e Zhvillimit Rajonal, përfaqësues të Agjencisë Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim dhe përfaqësuesve të Caritasit Zviceran nga zyra qendrore në Luzern dhe Kosovë.
Të dy palët shprehën mirënjohje për punën dhe përkushtimin e stafit të projekteve në realizimin e rezultateve në projekte.
Projektet MARDI dhe YENI financohen nga Ministria e Zhvillimit Rajonal Qeveria Principatë e Lihtenshtajnit, Agjencia Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim – SDC si dhe komunat partnere