Në kuadër të projektit YENI i bashkë financuar nga Ministria e Zhvillimit Rajonal dhe Caritas-it Zviceran, zyra në Kosovë, Ndikimi i Rinisë në Mjedis. Më datë 08.12.2023, Eko Klubet e Shkollave të Mesme “Hamëz Jashari” dhe “Anton Çeta” në bashkëpunim me partnerin implementues CEDE kanë zhvilluar dhe realizuar projektet mjedisore; Ndikimi i Rinisë në Mjedis.
Qëllimi i këtyre aktiviteteve ishte që të përurohen zbatimet e projekteve të shkollave të mesme; “Hamëz Jashari” dhe “Anton Çeta” dhe të promovohen investimet e përfunduara në kuadër të projektit në fjalë.
Të dy aktivitet janë organizuar bashkërisht në shkollën e mesme ‘Anton Ceta’. Me atë rast një përshëndetje të përbashkët për të pranishmit, si dhe moderimin e ka bërë drejtori i shkollës “Anton Ceta”, z. Agron Istogu, kurse prezantimin e projekteve e kanë bërë veç e veç nxënësit e Eko Klubeve të shkollave nikoqire.
Të pranishmit i kanë përshëndetur me fjalë rasti, edhe: Menaxheri i projektit YENI nga Caritasi Zviceran, z. Bardh Xërxa; Përfaqësuesja nga Caritasi Zviceran- me qendër në Lucern, znj. Laurine Mouger; Përfaqësuesi i MZHR, z. Shani Hamitaga; Drejtori i Drejtorisë për Arsim dhe Kulturë nga Komuna Skenderajit, z. Kastriot Duraku, i cili për kontribuuesit ndau disa mirënjohje në emër të komunës së Skenderajt; si dhe Drejtori i OJQ “CEDE”, z. Arben Nika.
Pas ceremonisë së prezantimit të aktiviteteve në fjalë, me qëllim të informimit të sakrificës së familjes Jashari në Prekaz, së bashku me DY përfaqësueset nga Caritasi Zviceran, znj. Laurine dhe znj. Denis, e kemi vizituar Parkun Memorial në Prekaz.