Sot më datë 24.01.2024, Zëvendësministri i Zhvillimit Rajonal z.Ali Tafarshiku realizoi vizitë zyrtare në Tropojë ku u prit nga kryetari i kësaj Bashkie z. Rexhë Byberi.
z. Tafarshiku dhe z. Byberi gjatë këtij takimi diskutuan për bashkëpunimin dy palësh, konkretisht diskutuan rreth realizimit të projektit "Tregu i përbashkët" që do ndërtohet në Gjakovë, si dhe projekteve që ka Bashkia e Tropojës për infrastrukturën rrugore që lidhë Tropojën e me Kosharen dhe projektin e rrugës Qaf Prush-Krumë-Tropojë prej 19 km.
Gjithashtu kryetari z.Byberi e njoftoi zv.ministrin z.Tafarshikua me potencialet turistike në Tropojë, Markgegaj, Bujan, Lekbibaj, Fierzë, Llugaj dhe Bytyç si dhe u dakorduan për bashkëpunim në mes dy vendeve dhe për fushat në të cilat synojmë t’i forcojmë bashkëpunimit për realizimin e projekteve ndërkufitare me qëllim të avancimit të zhvillimit socio–ekonomik rajonal të balancuar.