Ministria e Zhvillimit Rajonal (MZHR) në bashkëpunim me Caritasin Zviceran realizuan Inaugurimin e projektit Mjedisor të Shkollës së Mesme të Lartë “Remzi Ademaj” në Prizren.
Në kuadër të projektit YENI i bashkë financuar nga Ministria e Zhvillimit Rajonal dhe Caritas-it Zviceran Zyra në Kosovë, Ndikimi i Rinisë në Mjedis. Më datë 29.1012024, Eko Klubi të Shkollës së Mesme të Lartë - Gjimnazi “Remzi Ademaj” në Prizren, në bashkëpunim me partnerin implementues “Ec ma Ndryshe” ka zhvilluar dhe realizuar projektin mjedisor.
Qëllimi i këtij aktiviteti është që të përurohet zbatimi i projektit të Eko klubit të Shkollës së Mesme të Lartë “Remzi Ademaj” në Prizren dhe të promovohen investimet e përfunduara në kuadër të projektit - Ndikimi i Rinisë në Mjedis, të financuar nga Ministria e Zhvillimit Rajonal dhe Caritasit Zviceran, Zyra në Kosovë.
Me atë rast, moderimin dhe prezantimin e projektit e kanë bërë nxënësit e Eko Klubit të shkollës në bashkëpunim me profesorin e biologjisë, z. Reshat Reshitaj- koordinatorin e shkollës për implementim të projektit, si dhe të pranishmit i kanë përshëndetur me fjalë rasti; Përfaqësuesi i Drejtorisë së Arsimit dhe Kulturës të Komunës, z. Nexhat Meçkaj; Përfaqësuesi i MZHR z. Shani Hamitaga; Menaxheri i projektit YENI nga Caritasi Zviceran, z. Bardh Xërxa; si dhe Përfaqësuesja e OJQ “Ec ma Ndryshe”, znj. Kaltrina Kolukaj.