Në kuadër të projektit YENI i bashkë financuar nga Ministria e Zhvillimit Rajonal dhe Caritasit Zviceran zyra në Kosovë, Ndikimi i Rinisë në Mjedis. Më datë 16.02.2024, Eko Klubi i Shkollës së Mesme “Gjimnazi Ulpiana” në Lipjan në bashkëpunim me partnerin implementues GAC ka zhvilluar dhe realizuar projektin mjedisor; “Zgjerimi i hapësirave të gjelbra, reduktimi i gjurmëve të karbonit dhe vetëdijesimi për mjedisin”.
Qëllimi i këtij aktiviteti është që të përurohet zbatimi i projektit të Eko klubit të shkollës së mesme “Gjimnazi Ulpiana” në Lipjan dhe të promovohen investimet e përfunduara në kuadër të projektit - Ndikimi i Rinisë në Mjedis.
Me atë rast, moderimin dhe prezantimin e projektit e kanë bërë nxënësit e Eko Klubit të shkollës, si dhe të pranishmit i kanë përshëndetur me fjalë rasti; Drejtori i shkollës nikoqire, z. Semir Gshi; Përfaqësuesi i MZHR z. Shani Hamitaga; Nënkryetari i Komunës së Lipjanit, z Diamant Bytyqi; Koordinatorja e projektit YENI nga Caritasi Zviceran, znj. Fjolla Caka; si dhe Menaxheri i projektit OJQ “GAC”, z. Adhurim Hoxha.