Më datë 23.02.2024, Zëvendësministri i Zhvillimit Rajonal z. Ali Tafarshiku mori pjesë në Tryezën e diskutimit me vajzat dhe gratë që udhëheqin biznese në Komunën e Vitisë
Në këtë takim Zëvendësministri i Zhvillimit Rajonal z. Ali Tafarshiku i njoftoi të pranishmet me masat e ndërmarra nga Qeveria e Republikës së Kosovës për mbështetjen e drejtë për drejtë për sektorin privat, si dhe me programin Thirrje për propozime – Grante për biznese që lansohet çdo vit nga Ministria e Zhvillimit Rajonal për bizneset që operojnë në mbarë territorin e Republikës së Kosovës.
Ky organizim u realizuar nga Grupi i Grave Asambleiste të Vitisë, përkatësisht udhëheqëses së Grupit znj. Liridona Bislimi, i mbështetur nga Projektit DEMOS.