Ministri i Zhvillimit Rajonal z.Fikrim Damka mori pjesë në "Forumin e tretë të Diplomatik të Antalias" (ADF - 2024) që u mbajt nën patronatin e Presidentit të Republikës së Turqisë z.Recep Tayyip Erdoğan dhe të organizuar nga Ministri i Punëve të Jashtme, z. Hakan Fidan.
Duke bashkuar krerët e shteteve dhe qeverive nga e gjithë bota dhe figurat kryesore të diplomacies, ku janë rreth 4000 pjesëmarrës në Forumin Diplomatik të Antalias, duke përfshirë 19 krerë shtetesh, 73 ministra dhe 57 përfaqësues ndërkombëtarë nga 147 vende.
Forumi i mbajtur me temën kryesore “Vendosja e diplomacisë në plan të parë në një kohë krizash”, forumi ku u diskutuan çështje politike dhe kriza globale, si dhe shumë çështje si ndryshimet klimatike, imigracioni, antiislamizmi, luftërat tregtare dhe inteligjenca artificiale.
Në këtë forum Ministri z.Damka u takua me Presidentin e Republikës së Turqisë z. Recep Tayyip Erdoğan, Ministrin e Punëve të Jashtëm të Republikës së Turqisë z. Hakan Fidan, Kryetarin e TIKA-s z. Serkan Kayalar dhe një sërë takimesh të rëndësishme me shumë lider, drejtues, menaxherë dhe përfaqësues.