Në punëtori ishim të pranishëm edhe ne përfaqësuesit nga Ministria e Zhvillimit Rajonal(MZHR), si bashkë financues dhe bashkëveprues të projektit YENI:
Shani Hamitaga.- Udhëheqës i Divizionit të Nismave Rajonale.
Kreshnike Arifi.- U.d.– Udhëheqëse e Divizionit për Koordinim të Zhvillimit Rajonal.
Gresa Gashi.- Zyrtare Divizionit të Nismave Rajonale.
Amil Velijaj.- Konsulent për Monitorim të Projective në MZHR.
Si dhe përfaqësuesit e katër OJQ ndërmjetësuese të cilat janë duke u angazhuar në realizimin dhe implementimin e projektit YENI:
GAC- Green Art Center;
CEDE - Center for Education and Development of Environment;
Ec Ma Ndryshe; dhe
Syri Vizion.
Temat të cilat janë trajtuar:
Plani veprues i projektit YENI për vitin 2024, si dhe
Finalizimi i (concept note) për fazën e ardhshme potenciale të projektit YENI,
Përpos informacioneve që na janë prezantuar nga përfaqësuesit e Caritasit Zviceran për temat në fjalë, janë zhvilluar edhe debate, me theks të veçantë lidhur me materien e Draft Projektit (concept note), Fuqizimi i Rinisë në Energjinë e Gjelbër, i ashtuquajturi (YEGE). Projekt i cili sipas përfaqësuesve të Caritasist Zviceran, planifikohet të realizohet nga data ; 01.01.2025 deri me 31.12.2027.